Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Protesta në Tiranë: Pse organizatorët presin mërgatën pa kthim?

Në ditën e 20-të të tubimeve, aktivistët paralajmërojnë mbërritjen e qytetarëve nga diaspora për t'u bashkuar me kërkesat për largimin e qeverisë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

TIRANË — Qytetarët janë mbledhur edhe sot në Sheshin Skënderbej, duke shënuar ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet, raporton TopChannel. Pas grumbullimit fillestar në shesh, protestuesit kanë vijuar marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, ku me pankarta në duar, thirrje përmes megafonëve dhe fjalime të shkurtra kanë adresuar kërkesat e tyre ndaj qeverisë.

Protesta në Tiranë: Pse organizatorët presin mërgatën pa kthim?
Foto: Wikimedia Commons

Gjatë protestës janë lëshuar thirrje edhe ndaj opozitës për qëndrimet e saj. Organizatorët e këtij tubimi kanë theksuar gjithashtu se gjatë këtyre ditëve nuk është lejuar në asnjë moment pjesëmarrja apo afrimi i figurave politike në tubimin e organizuar në kryeqytet.

Një nga organizatorët e kësaj proteste, aktivisti Arben Kola, deklaroi se protestës pritet t’i bashkohen edhe qytetarë të tjerë. Tashmë kur po mobilizohet diaspora, Kola u shpreh se pjesëtarët e mërgatës kanë prerë biletë pa kthim për të ardhur në Shqipëri.

Burim: Portalb
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 26 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Si e bëjmë listën

Përditësuar

  1. Aksidenti në Malin e Zi: Djali i Elvis Mulliqit në gjendje kritike

    50% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme