Protesta para Kryeministrisë tkurret në ditën e 62-të
Pamjet e siguruara me dron konfirmojnë tkurrjen e mëtejshme të tubimit krahasuar me numrin e lartë të qytetarëve në javët e para.
Redaksia ZHURMA
+ Ruaj
TIRANË — Protesta para Kryeministrisë ka shënuar sot një tjetër ditë me pjesëmarrje minimale të qytetarëve. Pamjet e filmuara me dron konfirmojnë se në ditën e saj të 62-të tubimi vijon të tkurret ndjeshëm për nga numri i protestuesve të pranishëm në shesh.
Tërheqja e qytetarëve vjen vetëm një ditë pasi protesta opozitare hyri në ditën e saj të 61-të pa një platformë të qartë aksioni. Ndonëse javët e para tubimi i mblodhi më shumë protestues, ditët e fundit pjesëmarrja e tyre në shesh sa vjen e bie.
Burim: Gazeta Tema
— Redaksia ZHURMA