Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Prokuroria Speciale dorëzon aktakuzë për krime lufte në Prekaz

Prokuroria Speciale ka dorëzuar aktakuzën për krime lufte të kryera në lagjen e Jasharajve, në Prekaz të Skenderajt.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka dorëzuar një aktakuzë për krime lufte të kryera në lagjen e Jasharajve, në Prekaz të Skenderajt.

Foto: zhurnal.mk / zhurnal.mk
Foto: zhurnal.mk / zhurnal.mk

Lidhur me këtë çështje, Prokuroria ka thirrur një konferencë për media për të njoftuar për dorëzimin e aktakuzës. Konferenca do të mbahet në ambientet e Prokurorisë Speciale, në katin e gjashtë të objektit, duke filluar nga ora 13:30.

Ende nuk janë bërë të ditura detajet rreth aktakuzës apo personave ndaj të cilëve është ngritur ajo, ndërsa detajet pritet të bëhen publike gjatë konferencës për media.

Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme