Zhurma Press E Shtunë · 12 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 05:45 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
05:41 Policia sekuestron 14 motoçikleta dhe një trotinet në Prizren05:32 Karim Adeyemi mbajton bijën Hanë me fanellë të Barcelonës, imazhi kap vëmendjen05:21 U lëshua në përdorim ndërtesa e rinovuar e Klinikës për neurofiziologji05:15 Filipçe kritikon luksin e qeverisë ndërsa paga minimale mbetet 26.000 denarë05:08 40 vatra zjarri raportohen në 24 orë, 6 ende aktive05:02 Rama rrëfen dy episode dhune në jetë, një në 199704:52 Fustani i hakmarrjes i Dianës shitet në ankand më 9 dhjetor, vlerësohet deri 300 mijë d…04:37 Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Vushtrri04:26 Plagoset me thikë një i ri në Shkozet, arrestohet autori04:21 Amir Rrahmani mbaron 7 vite kapiten me 66 ndeshje dhe 7 gola
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Kronikë e zezë DIA

Çfarë kërkon Prokuroria e Romës për vrasësin e Ilaria Sulës?

Mark Antony Samson akuzohet se e vrau ish-të dashurën, e futi në valixhe dhe e hodhi në humnerë në Capranica Prenestina.

Redaksia ZHURMA 20:08 Përditësuar 16:42 1 min lexim
Çfarë kërkon Prokuroria e Romës për vrasësin e Ilaria Sulës?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

ROMË — Prokuroria e Romës ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për Mark Antony Samson, të akuzuar për vrasjen brutale të ish-të dashurës së tij, Ilaria Sula. Sipas akuzës, ngjarja ndodhi në mars të vitit të kaluar në apartamentin e Samson në Romë.

Hetimet zbuluan se Samson e kishte thirrur Ilariën në banesë, ku fillimisht e kishte dhunuar fizikisht dhe më pas e kishte goditur tri herë me thikë në qafë. Pas krimit, ai dyshohet se e futi trupin e pajetë në një valixhe dhe e hodhi në një humnerë në zonën e Capranica Prenestina.

Gjatë seancës në sallën bunker të burgut Rebibbia, prokurori Giuseppe Cascini e cilësoi krimin të planifikuar dhe të ekzekutuar "me gjakftohtësi", duke e quajtur të akuzuarin "manipulues, hipokrit dhe të mësuar me gënjeshtra". Prokuroria ngriti akuza për vrasje me paramendim, motive të ulëta dhe fshehje të kufomës.

Në sallë ishin të pranishëm prindërit e viktimës, Flamur dhe Gezime Sula. "Nesër do të ishte ditëlindja e Ilarias. Burgimin e vërtetë të përjetshëm e kemi ne", u shprehën ata mes lotësh.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Komentet