← kosove
Live · kosove · 05:09 · 23 Korrik 2026

Ndalen 2 zyrtarë të MPB-së për lejeqëndrime të jashtëligjshme

Të dyshuarit zyrtarë dyshohen se kanë lëshuar leje qëndrimi për shtetas të huaj

— Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se, më 22 korrik 2026, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka ndaluar për 48 orë tre persona të dyshuar për veprat penale „Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar“ dhe „Falsifikim i dokumentit“.

Sipas komunikatës së plotë të prokurorisë, Departamenti për Krime të Rënda, përkatësisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, veproi pas zhvillimit të hetimeve disa mujore dhe zbatimit të masave të veçanta hetimore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit. Nga personat e ndaluar, dy (2) janë në cilësinë e personave zyrtarë në Ministrinë e Punëve të Brendshme: njëri me inicialet F.Sh., zyrtar në Divizionin për të Huaj, dhe tjetri me inicialet G.J., zyrtar në Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC).

Ata dyshohen se, në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale „Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar“, nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, duke lëshuar leje qëndrimi për shtetas të huaj në mënyrë të kundërligjshme dhe duke u mundësuar atyre pajisjen me dokumentacionin përkatës, përmes të cilit dyshohet se kanë përfituar dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme.

Ndërkaq, i dyshuari i tretë me inicialet D.K. dyshohet për kryerjen e veprës penale „Falsifikimi i dokumentit“, nga neni 390 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumente të ndryshme me qëllim që t’iu mundësojë personave të tjerë të aplikojnë dhe të pajisen në mënyrë të kundërligjshme me leje qendrimi në Republikën e Kosovës.

Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të shqyrtojë mundësinë për paraqitjen e kërkesës për caktimin e ndonjerën prej masave të sigurisë ndaj të dyshuarve, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale. Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, mbetet e përkushtuar në luftimin e korrupsionit dhe krimit ekonomik, garantimin e sundimit të ligjit dhe mbrotjen e interesit publik.

Burim: Demokracia

— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #kosove

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën