Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Projektligji i ri i qeverisë ndryshon financimin e kulturës

Institucionet publike të artit pritet të mbajnë 90% të të ardhurave të tyre.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Ligji i vitit 2010 për artin dhe kulturën pritet të ndryshojë përmes një nisme të hartuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, e cila synon t'u japë institucioneve publike më shumë autonomi profesionale dhe artistike. Ndryshimet parashikojnë që institucionet kulturore të mbajnë 90% të të ardhurave të gjeneruara, nga 30% që përfitojnë aktualisht, për t'i përdorur në produksione të reja dhe mbështetjen e artistëve.

Projektligji i ri i qeverisë ndryshon financimin e kulturës
Foto: javanews.al

Zëvendësministrja e Kulturës, Lira Pipa, u shpreh se kjo masë krijon fleksibilitet në program dhe mundësi për honorare më të larta. «Kjo krijon një tjetër fleksibilitet në programin, duke mundësuar produksione edhe më cilësore, duke qenë se është trefish më shumë e ardhura që do të marrin, më shumë mundësi për honorare ndja artistëve. Është një mbështetje për artistët që mund të angazhohen në kontrata të jashtme», tha ajo, duke shtuar se strukturat do të mund të shpërblejnë edhe cilësinë artistike të të punësuarve gjatë periudhave me aktivitete të ngjeshura.

Reforma përfshin disa nga institucionet kryesore të vendit, si Teatri Kombëtar, Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Teatri Kombëtar Eksperimental, Galeria Kombëtare e Arteve, Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë dhe Teatri i Kukullave, Cirku Kombëtar, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Gjilani 20 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. KEDS: Ndërprerje të rrymës të mërkurën për shkak të punimeve

    27% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

  2. Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Suharekë

    14% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme