Zhurma Press E Premte · 21 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
Lajmi i fundit · 08:39 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Viral & Showbiz BOTA

Princi Laurent njeh zyrtarisht djalin nga lidhja me ish-këngëtaren

Princi Laurent i Belgjikës ka njohur zyrtarisht si djalë dhe trashëgimtar 26-vjeçarin Clement Vandenkerckhove.

Redaksia ZHURMA 07:14 Përditësuar 07:41 1 min lexim
Foto: Princi Laurent / Wikimedia Commons
FOTO · Foto: Princi Laurent / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Princi Laurent i Belgjikës e ka njohur zyrtarisht si djalë të tij dhe trashëgimtar 26-vjeçarin, ish-shitës të veturave, Clement Vandenkerckhove. Vandenkerckhove, rezultat i lidhjes së princit me këngëtaren belge, Wendy Van Wanten, u përfshi në familjen e Laurentit pa zhurmë në një ceremoni gjashtë muaj më parë.

Edhe pse zyrtarisht ka marrë titullin princ, ai s’do të marrë përfitime financiare mbretërore. Princi i ri është përpjekur për vite të tëra që të mësohet me idenë e të pasurit një baba mbretëror. Kohët e fundit ka thënë se ende s’është i sigurt se do ta përdorë mbiemrin e babait të tij, Saxe-Coburg.

“Ndoshta do të doja, por jam krenar me emrin Vandenkerchkove”, ka thënë ai. “Po që se duhet të sakrifikoj emrin, do të ishte tradhti ndaj gjithçkaje që e ka bërë nëna për mua”. Ai nuk do të jetë as pjesë e linjës mbretërore të trashëgimisë. As nuk do të marrë pjesë në aktivitete publike mbretërore.

Vandenkerckhove është i njohur në Belgjikë. Vitin e shkuar në një dokumentar e pati përshkruar se si e ka njohur të atin. Princi Laurent ishte në lidhje dashurie me Wendy Van Wanten, emri i vërtetë i së cilës është Iris Vandenkerchkove, para se të martohej me princeshën Claire më 2003. Gjatë një dokumentari, Clement ka treguar se babanë e ka takuar në një qendër tregtare më 2013, pa e ditur kush ishte. Ishte 16-vjeçar kur e ëma ia tregoi identitetin e babait. Katër vjet më vonë e kishte thirrur dhe i kishte sugjeruar një test të ADN-së. Në test, rezultati doli për përputhje në nivel 99.5%.

Burimet: Gazeta Express (klaster 1 outlets).

Komentet