Arabia Saudite refuzon ofertën e Netanyahut për luftë kundër Huthëve
Princi i kurorës Mohammed bin Salman e refuzoi kërkesën e Izraelit të bashkohet luftës në Jemen, sipas raportit të Haaretz.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Arabia Saudite e refuzoi ofertën e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, që forcat izraelite të bëjnë pjesë të luftës kundër rebelëve Huthi në Jemen. Sipas gazetës izraelite Haaretz, që citoi një burim diplomatik, Netanyahu i kishte ofruar mbretërisë saudite ndihmë përmes Shteteve të Bashkuara në konfliktin me grupin e mbështetur nga Irani. Nismja synonte edhe forcimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe Arabisë Saudite. Megjithatë, princi i kurorës Mohammed bin Salman e mori vendimin të mos pranojë kërkesën.