Zhurma Press E Hënë · 05 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 12:23 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Viral & Showbiz SHQ

Premiere botërore e dancit bashkon trupat e Shqipërisë dhe Kosovës

Vepra artistike cel Festivalin Nderkombetar te Dancit ne skenen e Teatrit Kombetar te Operes e Baletit.

Redaksia ZHURMA 10:49 Përditësuar 11:14 1 min lexim
Foto: Wikimedia Commons
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Vepra e Brigel Gjokes dhe Rauf «Rubberlegz» Yasit, e titulluar «Neighbours / from Motherland», ka shenuar nje premiere boterore duke çelur edicionin e pestë te Festivalit Nderkombetar te Vallëzimit ne Tiranë. Performanca artistike ka mbajtur publikun ne kembe duke duartrokitur per dhjete minuta ne sallen e mbushur plot te Teatrit Kombetar te Operes e Baletit.

Video · Facebook ↗

Ky balet bashkekohor ka sjelle ne te njejten skene, per here te pare, trupat e Baletit te Shqiperise dhe te Baletit te Kosoves, duke vendosur theksin mbi rrënjet e përbashkëta dhe identitetin e përbashkët kulturor. Pjesemarrja e gjere e publikut artdashes ka deshmuar interes te veçante ndaj aktivitetit dhe kalendarit artistik te IDFT, i cili sjell ne kryeqytet artiste dhe shfaqje nga skena ndërkombëtare e kërcimit bashkëkohor.

I pranishem ne hapjen e ketij aktiviteti, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka percjellë ne rrjetet sociale pamje nga performanca dhe ka theksuar se pas shfaqjes ne Tiranë, vepra do te udhetoje drejt Teatrit Kombetar te Kosoves, duke e çuar kete bashkepunim artistik edhe ne Prishtinë.

Burimet: KultPlus; ATSH (klaster 2 outlets).

Komentet