Kush qëndron pas posterëve kundër shqiptarëve në Krushevc, sipas opozitës serbe?

Një nga posterët është ngjitur para një furre buke me pronar shqiptar, ndërsa shqiptarët cilësohen me epitetin përçmues 'Šiptari'.

Kush qëndron pas posterëve kundër shqiptarëve në Krushevc, sipas opozitës serbe?
Foto: Wikimedia Commons

KRUSHEVC — Subjekti opozitar në Serbi, Lëvizja e Qytetarëve të Lirë (PSG), ka kërkuar pa vonesë nga policia dhe prokuroria të përcaktojnë se kush qëndron pas përgatitjes dhe ngjitjes së posterëve në këtë qytet të Serbisë qendrore, ku qytetarët thirren të mos blejnë tek shqiptarët.

Posteri ka qenë ngjitur më saktësisht përpara një furre buke pronari i së cilës është shqiptar, duke ekspozuar këtë individ ndaj presionit, persekutimit dhe mundësisë së dhunës. Sipas PSG-së, ky shënjestrim konkret përfaqëson një kërcenim të drejtpërdrejtë për jetën e njerëzve bazuar vetëm në përkatësinë etnike.

Në posterë, sipas njoftimit të PSG-së, u thuhet qytetarëve të kujtojnë Gazimestanin dhe të mos blejnë tek shqiptarët, ndërsa shqiptarët cilësohen me emërtimin përçmues 'Šiptari'. Partia vlerëson se ky mesazh nuk përfaqëson qëndrim politik apo protestë, por shënjestrim të hapur të njerëzve konkretë përmes incitimi të urrejtjes etnike.

Në njoftim thuhet se për çdo vepër penale përgjigjet individi, jo një popull i tërë, dhe se politika e 'masave reciproke' kundër shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Serbi duhet të refuzohet publikisht dhe të ndalet.

Partia ka kërkuar nga policia dhe prokuroria të hetojnë ekzistencën e përgjegjësisë për nxitje të urrejtjes dhe intolerancës ndëretnike. 'PSG-ja nuk do të heshtë ndaj përpjekjeve që qytetarët tanë të nacionalitetit shqiptar të shndërrohen në shënjestra për shkak të konflikteve politike, propagandës së luftës dhe revanshizmit nacionalist', thuhet në deklaratë.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe prokurorisë në Krushevc për përgjigje, por asnjëra nuk ishte në dispozicion për të dhënë përgjigje të menjëhershme.

Tensionet kanë ndjekur shënimin e Vidovdanit më 28 qershor, kur policia e Kosovës arrestoi 37 persona në Gazimestan për thirrje 'Kosova është Serbi' me tre gishta të ngritur. Para gjykatës janë proceduar 36 prej tyre, kryesisht nga Serbia dhe vendet e rajonit.

Burim: Kallxo
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Kush ka shkaktuar kolonat e gjata në Vërmicë?
  2. Pse mbrojtja e Bunës është kyçe për Malin e Zi në BE?
  3. Pse Holanda e bllokon Serbinë në negociatat e BE-së?
  4. Çfarë përfitimesh sjell uji me xhinxher në mëngjes?

Vazhdo leximin