Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullat postare me altarë neolitikë

Emisioni i ri filatelik i kushtohet trashëgimisë kulturore dhe altarëve nga periudha e Neolitit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Posta e Kosovës ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare të titulluar «Trashëgimia kulturore – Altarët nga periudha e Neolitit». Artefakti në fjalë ka formën e një pjate, mbështetet mbi katër këmbë dhe është punuar nga argjila e pjekur në ngjyrë gri në të kafe të errët. Sipërfaqja e jashtme e tij vjen e zbukuruar me gravura vijash paralele të pjerrëta dhe motive të realizuara me një mjet trekëndor.

Posta e Kosovës lëshon në qarkullim pullat postare me altarë neolitikë
Foto: zeri.info

Sipas njoftimit, këta altarë neolitikë njihen edhe si tavolina kulti dhe shërbenin si objekte me karakter ritual të lidhura me praktikat shpirtërore të komuniteteve të lashta. Artefakti i përket periudhës së Neolitit të Hershëm të mijëvjeçarit VII–VI para erës së re dhe është zbuluar në Runik të Skenderajt. Ky emision i ri filatelik u realizua në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Kosovës, institucion që ruan këtë objekt të rëndësishëm.

Posta e Kosovës fton qytetarët, bizneset dhe koleksionistët që ta përfshijnë këtë emision të veçantë në koleksionet apo dhuratat e tyre, me qëllim promovimin e vlerave historike dhe kulturore të vendit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. Ministria: E hëna e 30 nëntorit ditë pushimi për administratën publike

    0% e leximeve arrijnë 75% të artikullit politike

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme