Portugalia nderon Cristiano Ronaldon në ndeshjen kundër Danimarkës
Kombëtarja e Portugalisë i jep lamtumirën zyrtare Cristiano Ronaldos me një sërë homazhesh dhe gjestesh simbolike në ndeshjen e Ligës së Kombeve.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim
Kombëtarja e Portugalisë ka planifikuar një sërë nderimesh të veçanta për Cristiano Ronaldon, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm ndër vite. Sipas gazetës zvicerane „Blick“, në ndeshjen ndaj Danimarkës, futbollistët portugezë pritet të zbresin në fushë me fanella që mbajnë numrin 7, simbolin e identitetit të tij për më shumë se dy dekada.
Homazhet për legjendën e futbollit do të vazhdojnë në minutën e shtatë të takimit, ku tifozët në stadiumin e Bragës pritet t'i kushtojnë një moment të veçantë yllit portugez. Gjithashtu, Federata Portugeze e Futbollit ka ndërmarrë një tjetër veprim simbolik duke e lënë bosh dhe të paprekur dhomën që Ronaldo përdorte zakonisht gjatë grumbullimeve në qendrën stërvitore të kombëtares.
Ronaldo e mbylli karrierën me përfaqësuesen portugeze më 5 nëntor, pas një rrugëtimi prej 234 paraqitjesh dhe 146 golash, që nisi që nga debutimi i tij në gusht të vitit 2003. Ndeshja mes Portugalisë dhe Danimarkës luhet të shtunën nga ora 20:45, në kuadër të xhiros së pestë të Grupit A4 të Ligës së Kombeve.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 6 zhvillime
- 20 tetor Cristiano Ronaldo pezullohet dhe gjobitet nga Portugalia
- 6 nëntor Cristiano Ronaldo njofton tërheqjen nga kombëtarja e Portugalisë
- 7 nëntor Jasir Asani lë pas Cristiano Ronaldon në Champions-in aziatik
- 12 nëntor Cristiano Ronaldo nis një aventurë të re në seriale televizive
- 14 nëntor Portugalia nderon Cristiano Ronaldon në ndeshjen kundër Danimarkës · ky artikull
- 14 nëntor Cristiano Ronaldo Jr. debuton me fitore për Portugalinë U17