Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Besiktasi synon transferimin e Brahim Diazit gjatë janarit

Klubi turk ka pritur në Stamboll babanë e futbollistit të Real Madridit për të diskutuar mundësinë e kalimit të tij.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Klubi turk Besiktasi ka ndërmarrë hapa konkretë për të siguruar shërbimet e futbollistit të Real Madridit, Brahim Diaz, gjatë afatit kalimtar të janarit. Për të dëshmuar seriozitetin e këtij synimi, drejtuesit kanë pritur për tri ditë në Stamboll babanë e lojtarit maroken, Abdelkader Diaz.

Besiktasi synon transferimin e Brahim Diazit gjatë janarit
Foto: albeu.com

Sipas gazetës turke Fotospor, presidenti i Besiktasit, Serdar Adali, dhe trajneri Vincenzo Italiano janë takuar me të forcuar diskutimet rreth kalimit të djalit të tij në Turqi. Gjatë takimit, atij i është prezantuar projekti sportiv dhe roli që Brahim Diaz do të kishte në skuadër.

Kontaktet kishin nisur më parë kur në fund të tetorit, me miratimin e Real Madridit, lojtari zhvilloi një videotelefonatë me trajnerin italian Vincenzo Italiano. Përshtypjet pozitive nga ajo bisedë nxitën kalimin në bisedime të drejtpërdrejta me rrethin familjar, para se të nisin negociatat zyrtare me klubin spanjoll.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Batllavë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme