Vazhdo leximin
e mërkurë, 21 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

310 të lënduar në protestat e Tiranës, qeveria shpërblen policët me nga 2.500 euro

Ministria e Shëndetësisë numëron 310 të lënduar deri më 19 tetor — 191 policë, 88 protestues dhe 31 kalimtarë — ndërsa qeveria shpërblen rreth tre mijë policë me nga 2.500 euro.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Organizatat e shoqërisë civile dhe ato për mbrojtjen e gazetarëve kanë raportuar për përdorim joproporcional të forcës nga policia ndaj protestuesve në Tiranë. Këto organizata kanë dokumentuar goditje me shkopinj gome, shkelma, lëndime të rënda dhe vonesa në dhënien e ndihmës mjekësore. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri më 19 tetor janë lënduar 310 persona: 191 policë, 88 protestues dhe 31 kalimtarë.

Policia shpërblej me 2.500 euro punonjësit e saj për dhunën e protestave
Foto: periskopi.com

Qeveria ka vendosur të shpërblejë me nga 2.500 euro rreth tre mijë punonjës policie për dhunën e përdorur kundër protestuesve. Fondi prej 8.12 milionë eurosh do të mbulohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Kryeministri Edi Rama ka mbron policinë, duke deklaruar se ata po përballen me dinjitet, forcë dhe kurajë kundër dhunës së protestuesve.

Organizatat kërkojnë hetimin e dhjetëra rasteve të raportuara për dhunë nga policia, ndërsa institucione të tjera po hetojnë ndërhyrjet e policisë. Avokati i Popullit po heton dyshimet për përdorim joproporcional të forcës dhe shkelje të të drejtave të personave të ndaluar gjatë protestave.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 25 kamera →