Zhurma Press E Enjte · 10 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 10:02 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
09:58 Ymeri dhe Ramadani: Synimi i Kurtit janë zgjedhjet më 27 dhjetor09:53 Ish-e dashura e Elon Musk thotë se iu ofruan 40 milionë dollarë për heshtje09:44 Vlera Qerimi siguron finalen në Kampionatin e Sporteve Luftarake të EUSA-s09:39 Tre të dyshuar arrestohen në Gjilan pas grabitjes së një ore dore09:34 Bastisen dy lokacione në Prishtinë, sekuestrohen armë dhe municion09:28 Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet për dhunë ndaj gruas09:24 Mevlan Shanaj kritikon Festivalin e Filmit dhe ligjin e ri për kinemanë09:19 Policia heton vdekjen në Shtime dhe sulmin ndaj të miturit në Kisella Vodë09:14 Romani i Skifter Këlliçit përkujton 25-vjetorin e 11 Shtatorit09:05 Zjarret në Shqipëri: mijëra hektarë të djegur, ekspertët vënë në dukje dobësitë
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Policia e Kosovës nderon sot zyrtaret e rënë në detyrë

Aktivitetet do të zhvillohen në nderim të sakrificës dhe kontributit për sigurinë dhe rendin

Redaksia ZHURMA 07:29 Përditësuar 08:25 1 min lexim
Policia e Kosovës nderon sot zyrtaret e rënë në detyrë
FOTO · Foto: British KFOR Soldiers Hold a Memorial Service in Honor of First British Forces L / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Policia e Kosovës do të organizojë sot një varg aktivitetesh për shënimin e Ditës Memoriale të Zyrtarëve Policorë të rënë në kryerje të detyrës, në nderim të sakrificës dhe kontributit të tyre për sigurinë dhe rendin në vend. Aktivitetet do të nisin në orën 10:00 me homazhe shtetërore pranë Lapidarit të Policëve të rënë, në oborrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Në orën 11:00 do të bëhen homazhe te varri i Heroit Afrim Bunjaku, në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë, ndërsa 15 minuta më vonë delegacioni i Policisë së Kosovës do ta vizitojë familjen e tij. Më pas, në orën 12:15, është paraparë vizita në familjen e Heroit Enver Zymeri në Vushtrri.

Aktivitetet do të përmbyllen në orën 13:30 me homazhe pranë lapidarit në vendin e rënies së Enver Zymerit, në Varagë të Zubin Potokut. Burim: Sinjali, https://sinjali.com/policia-e-kosoves-nderon-sot-zyrtaret-e-rene-ne-detyre/
— Redaksia ZHURMA

Komentet