Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në trajnimin ndërkombëtar në Kroaci

Pjesëtarë të Togut për Intervenime nga Policia Ushtarake e FSK-së morën pjesë në trajnimin ndërkombëtar në Slunj të Kroacisë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Forca e Sigurisë së Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar të titulluar «Training Based on SOP – Standards of Interventions», i cili u realizua në Slunj të Kroacisë. Në këtë ngjarje morën pjesë pjesëtarë të Togut për Intervenime nga Policia Ushtarake e FSK-së, ndërsa procesi u udhëhoq nga instruktorë të ushtrisë kroate, përkatësisht të Njësisë Kundër Terrorizmit të Policisë Ushtarake Kroate.

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në trajnimin ndërkombëtar në Kroaci
Foto: ekonomiaonline.com

Gjatë këtij aktiviteti u zhvilluan ushtrime të ndryshme praktike me fokus te ngritja e kapaciteteve profesionale, avancimi i shkathtësive taktike dhe forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar. Pjesëmarrja në këto nisma dëshmon përkushtimin e FSK-së në rritjen e gatishmërisë operacionale dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet strukturave ushtarake.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Batllavë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme