Piktorja Blerta Muhaxheri fiton çmimin ndërkombëtar në Venedik
Artistja shqiptare u nderua me çmimin “International Prize ATHENA – The Queen of Arts” për veprën e saj.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Piktorja shqiptare Blerta Muhaxheri është nderuar me çmimin ndërkombëtar “International Prize ATHENA – The Queen of Arts”, gjatë një ceremonie të mbajtur në Venedik të Italisë. Në këtë ngjarje, ku u mblodhën krijues nga vende të ndryshme, ajo u prezantua me veprën “Hija e portretit tim”, përmes së cilës trajton çështje të identitetit personal dhe të trashëgimisë kulturore shqiptare.
Ceremonia u zhvillua në mjediset e “Scuola Grande di San Teodoro”, duke i dhënë mundësisë artistes që krijimtarinë e saj ta ndajë me një publik ndërkombëtar. Ky vlerësim shënon një tjetër arritje në rrugëtimin artistik të Muhaxherit, e cila sjell në vëmendje përvojat personale dhe lidhjen e fortë me rrënjët kulturore.
Pas ndarjes së çmimit, artistja ka shprehur mirënjohje për këtë vlerësim dhe për mbështetjen e marrë përgjatë gjithë rrugëtimit të saj artistik, duke e kthyer këtë ngjarje në një mundësi për prezantimin e artit shqiptar në skenën ndërkombëtare.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


