Phil Collins pranohet në Hall of Fame në Los Angeles
Këngëtari dhe bateristi Phil Collins u emocionua gjatë ceremonisë në Los Angeles, ku u pranua në Hall of Fame.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Këngëtari dhe bateristi 75-vjeçar, Phil Collins, u emocionua gjatë ceremonisë së pranimit në Hall of Fame, e cila u mbajt në Los Angeles. Për shkak të problemeve shëndetësore, ai nuk performoi në skenë, por u premtoi të pranishmëve se karriera e tij nuk ka përfunduar. «Ju premtoj se nuk keni dëgjuar ende të fundit nga unë», u shpreh ai gjatë fjalimit, duke shtuar se aktualisht është mirë me shëndet.
Gjatë fjalimit të tij, artistik dhe emocional, ai kujtoi karrierën e gjatë si pjesë e grupit Genesis dhe sukseset e arritura si artist solo, ndërsa foli edhe për njerëzit që e kanë mbështetur. Collins falënderoi familjen, menaxherët, bashkëpunëtorët, si dhe veçanërisht asistenten e tij, për të cilën tha se i kishte shpëtuar jetën. Vlen të kujtohet se ai ishte përfshirë më parë në Hall of Fame në vitin 2010 si anëtar i grupit Genesis.
Nderimet për artistin u shoqëruan me momente artistike nga figura të njohura të skenës botërore. Bateristi i grupit Blink-182, Travis Barker, mbajti fjalimin e nderimit ku vlerësoi lart ndikimin e madh të Collins në muzikë dhe në historinë e baterive, ndërkohë që gjithashtu luajti në bateri gjatë ceremonisë. Nga ana tjetër, aktorja dhe këngëtarja Cynthia Erivo interpretoi hitin e njohur të artistit «In the Air Tonight».