Vazhdo leximin
e premte, 16 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Përplasje dhe gaz lotsjellës pranë Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit

Tensione dhe gaz lotsjellës gjatë protestave në Tiranë, ndërsa policia ndërhyn para Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Tensionet vijojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit. Disa prej tubuesve kanë hedhur kapsolla, fishekzjarrë dhe kanë nisur me shkatërrimin e dritareve dhe derës së Kryesisë së Kuvendit, duke tentuar të futen brenda. Policia është kundërpërgjigjur duke përdorur autobotet me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Përplasje dhe gaz lotsjellës pranë Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit
Video · YouTube ↗

Më herët, protestat e studentëve dhe të rinjve janë zhvilluar edhe para Ministrisë së Arsimit, ku situata u përshkallëzua pas hedhjes së gurëve në drejtim të zyrtarëve policorë dhe objektit të ministrisë. Përveç Tiranës, nxënës dhe studentë kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë edhe në qytete të tjera, ndërsa kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën se qëndron prapa protestave të dhunshme dhe u ka bërë thirrje qytetarëve për durim.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik Prishtinë 22 kamera →