Si ndodhi aksidenti ballë për ballë në Lakrishte?
Njëra veturë ka hyrë në drejtim të kundërt në rrugë njëkahëshe; ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Redaksia ZHURMA
+ Ruaj
PRISHTINË — Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht në lagjen Lakrishte. Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, dy vetura janë përplasur ballë për ballë, pasi njëra prej tyre ka hyrë në drejtim të kundërt në një rrugë njëkahëshe.
Nga informacionet e para, aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit të drejtimit të lëvizjes në rrugën ku ka ndodhur përplasja. Ende nuk dihet nëse si pasojë e aksidentit ka persona të lënduar.
IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve zyrtare lidhur me rastin.
Burim: IndeksOnline
— Redaksia ZHURMA




