PDK: Reagim me veprime politike ndaj vendimit të Speciales
Partia Demokratike e Kosovës e quan të turpshëm dënimin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe paralajmëron hapa konkretë.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka dalë në një konferencë për media ku e ka cilësuar të papranueshëm dënimin me 17 muaj burgim ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në procesin gjyqësor për pengimin e drejtësisë. Ajo theksoi se besimi në paanshmërinë e institucionit të drejtësisë është cenuar thellë dhe se zvarritjet shumëvjeçare kanë shtuar dyshimet serioze mbi mënyrën e funksionimit të tij.
Sipas partisë, proceset e njëpasnjëshme dhe kontestimet procedurale dëshmojnë se standardet e dyfishta janë bërë shqetësuese, ndërsa u shpreh zhgënjimi i thellë për vendimin e dhënë në Hagë. Gjatë paraqitjes së saj publike, ajo bëri të ditur se subjekti politik do të ndërmarrë hapa të qartë kundër këtij zhvillimi.
«Do t’i përgjigjemi ashtu siç e meriton, me qëndresë, me mobilizim dhe me përkushtim të palëkundur, me veprime konkrete politike, juridike e diplomatike dhe me vendosmëri deri në fund», u shpreh ajo, duke shtuar se lufta për liri mbetet e drejtë dhe se sakrifica e popullit nuk mund të njolloset.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar