Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Musliu: PDK nuk voton kandidatin e VV-së për president

Deputetja e PDK-së thotë se vota e tyre shkon vetëm për interes të Kosovës

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

PRISHTINË — Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se partisë së saj në mënyrë të padrejtë mund t'i bëhet presion për të votuar kandidatin e VV-së për president. Musliu vlerëson se kjo parti nuk do të nënshtrohet këtij presioni, ndërsa theksoi se interesi i Kosovës nuk është që një parti të ketë nën kontroll të gjitha institucioneve të shtetit.

Musliu: PDK nuk voton kandidatin e VV-së për president
Foto: Ganimete Musliu / Wikimedia Commons

“Presioni ndaj PDK-së, që në emër të ‘interesit të Kosovës’ i jep votën kandidatit të Vetëvendosjes për President, është i padrejtë dhe i papranueshëm. PDK nuk do t’i nënshtrohet një presioni të tillë”, ka shkruar Musliu. Sipas saj, interesi i Kosovës është të ketë institucione të ndërtuara mbi kushtetutën, sundimin dhe ligjin, kontrollin demokratik dhe balancën e pushteteve.

Vota e PDK-së, sipas Musliut, shkon vetëm për interes të Kosovës dhe nuk është pronë e askujt. “Vota e PDK-së nuk jepet për t’i mundësuar asnjë partie përqendrimin e pushtetit, por jepet vetëm kur i shërben interesit të qytetarëve, demokracisë dhe funksionimit të shëndetshëm të shtetit”, ka theksuar deputetja.

Kosova, sipas saj, nuk ka nevojë për pushtet të pakufizuar në duart e një force politike, por ka nevojë për institucione të pavarura që kontrollojnë njëra-tjetrën dhe u shërbejnë qytetarëve, e jo interesave partiake.

Burim: Gazeta Metro

— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Batllavë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme