Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

PDK dorëzon kallëzim penal ndaj Avni Deharit për shpërdorim detyre

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Avni Deharit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale kallëzim penal ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, në cilësinë e kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka bërë të ditur se kallëzimi penal ndaj Deharit është bërë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414 të Kodit Penal, për shkak të mosmëbajtjes së seancës konstituive brenda afatit prej 48 orësh.

PDK dorëzon kallëzim penal ndaj Avni Deharit për shpërdorim detyre
Foto: voxkosova.com

Ky hap vjen pas kallëzimit penal që PDK-ja dorëzoi në Prokurorinë Speciale ndaj Albin Kurtit dhe deputetëve të LVV-së për funksione të dyfishta.

Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik 2 Prishtinë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme