Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Ku zhvillohet partneriteti për siguri energjetike?

Ministria e energjisë dhe Fakulteti i Teknologjive Informative dhe Komunikuese nënshkruajnë Memorandum bashkëpunimi

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale dhe Fakulteti i Teknologjive Informative dhe Komunikuese pranë Universitetit "Shën Klimenti i Ohrit" në Manastir, sot nënshkruan Memorandum bashkëpunimi. Me Memorandumin e bashkëpunimit përcaktohet një kornizë bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë dhe Fakultetit të Teknologjive Informative dhe Komunikuese pranë Universitetit "Shën Klimenti i Ohrit" në Manastir, me qëllim shfrytëzimin e kapaciteteve shkencore-profesionale, profesionale, materiale-teknike dhe hapësinore, të orientuara drejt avancimit të aktiviteteve edukative, kërkimore dhe aplikative.

Ku zhvillohet partneriteti për siguri energjetike?
Foto: Ilustrim · Laptop on desk book stacks (Unsplash) (CC0) / Wikimedia Commons

Ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, dhe dekani i Fakultetit të Teknologjive Informative dhe Komunikuese, prof. dr. Blagoj Ristevski, theksojnë se "Zhvillimi i një shteti bazohet në partneritet dhe bashkëpunim, të cilat janë parakusht për një shoqëri të suksesshme dhe të begatë".

Është konstatuar bashkërisht se sektori i energjisë duhet të ndjekë zhvillimet më të reja, veçanërisht në fushën e teknologjive informative dhe komunikuese. Në këtë kontekst, një theks i veçantë gjatë takimit iu kushtua sigurisë kibernetike dhe digjitalizimit, si dhe përdorimit të inteligjencës artificiale dhe aplikimit të saj për përmirësimin e punës së institucioneve.

Nënshkrimi i sotëm i Memorandumit është pjesë e strategjisë së Ministrisë së energjisë, minierave dhe burimeve minerale për rrjetëzim institucional, i orientuar drejt sigurimit të një sistemi energjetik të sigurt, stabil dhe modern, në përputhje me standardet evropiane.

Burim: Tetova Sot, https://tetovasot.com/2026/07/partneritet-i-ri-per-nje-te-ardhme-te-sigurt-energjetike-nenshkruhet-memorandum-bashkepunimi-me-fakultetin-e-teknologjive-informative-dhe-komunikuese-ne-manastir/

— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Ferizaj 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme