Përdorimi i video-lojërave te të rinjtë ngre shqetësime për kufijtë
Video-lojërat janë kthyer në pasion për të rinjtë, ndërsa qytetarët kërkojnë maturi dhe vendosjen e kufijve në përdorim.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Përparimi i teknologjisë ka sjellë një përvojë gjithnjë e më realiste në fushën e video-lojërave, duke tërhequr vëmendjen e miliona përdoruesve në shkallë globale dhe duke u shndërruar në një pasion të vërtetë për pjesën e të rinjve, ndërkohë që nuk mbeten më vetëm një mjet i thjeshtë argëtimi. Qytetarët e pyetur ndajnë qëndrime të ndryshme rreth pasojave dhe ndikimit që sjellin këto lojëra në përditshmëri.
Një nga qytetarët e anketuar vuri në dukje se ato mund të shërbejnë si lojëra shoqërore interesante dhe mund të ndihmojnë në rritjen e fokusit përmes konkurrueshmërisë, duke shtuar se nuk sheh ndikim negativ aq sa shkaktojnë vetë njerëzit. Nga ana tjetër, një qytetar tjetër tregoi se koha e kaluar me to ka rënë për shkak të angazhimeve në fakultet, duke theksuar se ekziston një masë e caktuar dhe një kufi që nuk duhet kaluar për të mos lënë anësuar aspektet e tjera të jetës.
Edhe pse ato ofrojnë mundësi për argëtim, sfida dhe kalim kohe me të tjerët, çdo gjë mbetet e lidhur ngushtë me mënyrën e përdorimit dhe kohën që u kushtohet në jetën e përditshme.



