Parlamenti kalon marrëveshjen 302 milionë dollarë nga SHBA
Marrëveshja do të përdoret për modernizimin e Forcave të Armatosura dhe forcimin e kapaciteteve
TIRANË — Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF).
Marrëveshja parasheh një hua prej 302 milionë dollarësh, e cila do të përdoret për modernizimin e Forcave të Armatosura dhe forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë, raporton mediat e Shqipërisë.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi këtë marrëveshje një hap të rëndësishëm për sigurinë e vendit dhe forcimin e partneritetit strategjik me ShBA-në. Sipas tij, financimi do të shpërndahet gradualisht për nevoja konkrete të ushtrisë, ndërsa huaja do të shlyhet brenda një periudhe deri në 12 vjet.
Burim: Lajmi.net, https://lajmi.net/75-vota-pro-parlamenti-shqiperise-kalon-me-procedure-te-pershpejtuar-kredine-302-milione-dollare-nga-shba/
— Redaksia ZHURMA