Vazhdo leximin
e enjte, 29 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Sport

Paris Saint-Germaini fton dy talentë të Prishtinës

Lorik Mehmeti dhe Rin Ahmeti do të zhvillohen në akademinë e PSG-së

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PARIS — Paris Saint-Germaini ka ftuar dy futbollistët e Prishtinës, Lorik Mehmetin (18 vjeç) dhe Rin Ahmetin (17), për të marrë pjesë në një periudhë stërvitore vlerësimi në akademinë e PSG-së, e cila do të zhvillohet nga 27 korriku deri më 9 gusht.

Paris Saint-Germaini fton dy talentë të Prishtinës
Foto: Football Players / Wikimedia Commons

Lajmin e ka bërë të ditur klubi nga kryeqyteti përmes një postimi në “Facebook”. Klubi thekson se kjo ftesë përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm për cilësinë, potencialin dhe punën e Lorikut dhe Rinit, të cilët do të kenë mundësinë të stërviten dhe të dëshmojnë vlerat e tyre në një nga akademitë më prestigjioze të futbollit evropian.

“Klubi u uron Lorik Mehmetit dhe Rin Ahmetit shumë suksese gjatë kësaj periudhe stërvitore dhe vlerësimi, me bindjen se do ta përfaqësojnë me dinjitet Prishtinën dhe futbollin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e FC Prishtinës.

Ahmeti dhe Mehmeti vlerësohen futbollistë me potencial. Të dy kanë luajtur me ekipin e parë të bardhekaltërve sezonin e kaluar.

Burim: Koha.net, https://www.koha.net/futboll/paris-saint-germaini-fton-dy-talente-te-prishtines

— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme