Vazhdo leximin
e diel, 11 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Kronikë Kosova

Parandalohet kontrabanda e mallrave në kufirin me Maqedoninë e Veriut

Policia e Kosovës dhe Dogana kanë sekuestruar mallra dhe një automjet në kufi me Maqedoninë e Veriut.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Parandalohet kontrabanda e mallrave në kufirin me Maqedoninë e Veriut
Foto: Foto: epokaere.com

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandës së mallrave përgjatë kufirit me Maqedoninë e Veriut.

Njësia e Task Forcës–Jugu ka vërejtur një furgon me ngjyrë të bardhë dhe me targa vendore, i cili kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës nga drejtimi i fshatit Tanushë në Maqedoninë e Veriut, në drejtim të fshatit Mjak të Vitisë.

Automjeti u ndal pranë brezit kufitar dhe gjatë kontrollit u gjetën 9,525 copë çipsa, 700 copë pashteta me peshë nga 95 gramë dhe 750 copë gullash gjedhi me peshë nga 200 gramë. Drejtuesi nuk posedonte dokumentacion për prejardhjen apo importimin e mallrave, të cilat kishin mbishkrime të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Vlera preliminare e mallrave vlerësohet të jetë mbi 5,000 euro, pa përfshirë detyrimet dhe taksat doganore. Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor, ndërsa rasti do të procedohet nga njësitet kompetente të Doganës së Kosovës.

Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton, Prishtinë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →