Vazhdo leximin
e mërkurë, 14 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Geci para gjykatës: Nuk kam kanosur askënd, kërkova mbrojtjen e familjes

Ish-deputeti Gani Geci ka deklaruar para gjykatës se nuk ka kanosur askënd dhe se nuk do të arratiset, pas caktimit të masës së paraburgimit.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim Gani Gecit, i dyshuar për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj. Masa e paraburgimit zgjat nga 12 tetori deri më 11 nëntor, ndërsa Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte paraqitur kërkesën me arsyetimin për dyshimin e bazuar për veprën penale të kanosjes, rrezikun e arratisjes, ndikimit në prova dhe përsëritjes së veprës penale.

Geci para gjykatës: Nuk kam kanosur askënd, kërkova mbrojtjen e familjes
Foto: dukagjini.com

Në seancën dëgjimore para gjykatës, Geci ka deklaruar se Prokuroria është marrë vetëm me provat fajësuese dhe nuk i ka marrë parasysh provat shfajësuese. Ai ka mohuar ekzistencën e rrezikut të arratisjes, duke thënë se nuk arratiset pasi nuk është arratisur asnjëherë, ndërsa për dëshmitarët ka shtuar se në këtë rast dëshmitar është vetëm babai i të dëmtuarit dhe se nuk ka si të ndikojë tek ai. Lidhur me dyshimin për përsëritjen e veprës, Geci u shpreh se ka kërkuar vetëm të mbrohet familja e tij dhe nuk ka kanosur askënd.

Mbrojtja e Gecit, përmes avokatit Besnik Berisha, e ka kundërshtuar kërkesën për paraburgim duke e cilësuar atë të panevojshme dhe duke pretenduar se qëllimi i tij ishte mbrojtja e familjes, pasi gazetari e kishte ndërlidhur nipin e tij, deputetin Fatos Geci, me Beogradin, pas refuzimit për të larguar ose ndryshuar një publikim në Facebook.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Prizrenit 25 kamera →