Shtohen efektivët e policisë të lënduar në protestë, shtatë në urgjencë
Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat për të lënduarit nga protesta, ndërsa tre efektivë të tjerë policie mbërrijnë në spitalin e Traumës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
TIRANË — Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat për personat e lënduar nga protesta, duke njoftuar se në urgjencë po marrin trajtim tre protestues dhe katër efektivë policie, të gjithë koshientë dhe me gjendje shëndetësore stabile. Ndërkohë, në spitalin e Traumës kanë mbërritur edhe tre efektivë të tjerë policie, çka e çon në shtatë numrin e efektivëve të lënduar.
Sipas njoftimeve zyrtare, katër protestues kanë marrë mjekimin dhe janë larguar duke vijuar kujdesin ambulator, kurse pesë persona janë të shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën.