Vazhdo leximin
e mërkurë, 14 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Panairi i pestë i librit shqip mbledh shkrimtarë në New Jersey

Edicioni i pestë i Panairit të Librit Shqip në Amerikë u mbajt në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Struga” në Riverdale.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Shkrimtarë, poetë, studiues, botues dhe dashamirës të librit u mblodhën në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Struga”, në Riverdale, New Jersey, për të marrë pjesë në edicionin e pestë të panairit. Ky aktivitet letrar dhe kulturor mblodhi së bashku krijues shqiptarë nga komunitete të ndryshme, përfshirë autorë nga Pensilvania dhe Kanadaja, duke dëshmuar lidhjen e fortë që i bashkon shqiptarët përmes gjuhës, letërsisë dhe identitetit kombëtar.

Panairi i pestë i librit shqip mbledh shkrimtarë në New Jersey

Panairi u shndërrua në një hapësirë takimi, shkëmbimi përvojash dhe promovimi të librit shqip, duke vënë në pah rëndësinë e ruajtjes dhe të përcjelljes së gjuhës e kulturës shqiptare te brezat e ardhshëm. Veprimtaria u drejtua dhe u moderua nga nënkryetarja e Shoqatës së Shkrimtarëve, studiuesja Arjeta F. Kotrri, e cila udhëhoqi programin dhe prezantoi folësit e pjesëmarrësit.

Në fjalën e saj të hapjes, ajo vuri theksin te rëndësia e nismave letrare të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, duke nënvizuar rolin e saj në krijimin dhe zhvillimin e traditës së panaireve të librit. Kotrri theksoi se bashkëpunimi është çelësi i promovimit të gjuhës dhe kulturës shqiptare në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Prizrenit 25 kamera →