Zhurma Press E Mërkurë · 16 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 08:46 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
08:44 Qeveria paralajmëron mundësinë e blerjes së stazhit08:43 Amanda Seyfried dhe Thomas Sadoski divorcohen pas nëntë vitesh martese08:32 Polica e Hagës konfiskon shtizat e flamujve përpara verdiktit për ish-krerë të UÇK-së08:27 Diaspora mbledhet në Hagë për vendimin e Gjykatës Speciale kundër ish-krerëve të UÇK-së08:19 Mario Mitaj starton për Xhenoan, ekipi kualifikohet kundër Interit08:17 Gjykata Supreme e Brazilit pranon ekstradimin e Ervin Matës drejt Shqipërisë08:13 VOAL publikon humor rreth vizitës së çiftit tek mjeku08:04 Jakup Krasniqi vizitoi vetëm një herë Kosovën gjatë paraburgimit në Hagë07:55 Ish-krerët e UÇK-së para verdiktit përfundimtar në Hagë07:51 Haga shpall sot verdiktin e parë për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Ekonomi MKD

Mbi 40 artizanë mbushin Tetovën për panairin e traditës

Shitësit: Puna e dorës vlerësohet shumë pak në vendin tonë

Redaksia ZHURMA 20:15 Përditësuar 20:25 1 min lexim
Mbi 40 artizanë mbushin Tetovën për panairin e traditës
FOTO · Ilustrim · One stands out 002 2025 01 01 (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TETOVË — Për të tretin vit me radhë, rruga e artizanëve në Tetovë u mbush me ngjyra, punime dore dhe elemente tradicionale. Rreth 40 shitës e prodhues nga vendi dhe rajoni i pranishëm i zbuluan produktet e tyre për qytetarët, me synim që të ruajnë traditën shumëvjeçare.

Pjesëmarrësit në panair shprehen të kënaqur me interesimin e qytetarëve. Disa prej tyre prej dekadash merren me përpunimin e ushqimeve tradicionale, duke depërtuar edhe në tregjet e huaja.

“Kemi traditë 22 vjeçare. Kemi turshi, ajvar me gjithë sasitë e tyre sipas Europës. Bëjmë shpërndarjen jashtë shtetit 70% të mallit, prodhim vendor. Gjithashtu kemi edhe keçapin. Keçapin e kemi… dhe kastravecët i prodhojmë vetë. Si në fushë, deri në prodhim final.”

Përveç ushqimit, panairi shërbeu edhe si hapësirë për promovimin e punës sociale dhe integrimit. Një pjesë e punimeve të ekspozuara u realizuan nga të rinjtë përmes terapisë së punës, me fokus te riciklimi.

Kreu i Tetovës, Bilall Kasami, theksoi se qëllimi i këtij organizimi është rikthimi i identitetit të kësaj zone dhe ndihma ndaj artizanëve që pasionin ta kthejnë në ekonomi familjare. “Në këtë panair këtë vit marrin pjesë mbi 40 ekspozues, njerëz të cilët merren me këtë profesion më shumë nga dëshira dhe dashuria që kanë për këtë profesion se sa nga aspekti komercial.”

Burim: TV21
— Redaksia ZHURMA

Komentet