Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Pamje të reja nga sulmi në Banjskë dhe lëvizjet e grupit terrorist

Publikohen pamje dhe detaje të reja nga sulmi i 24 shtatorit 2023 në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Zbardhen pamje të reja nga sulmi i 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë, ngjarje kjo që shënoi fillimin e planit për ndarjen e veriut të Kosovës. Në orën 2 e 9 minuta të mëngjesit, dy kamionë hynë në fshat për të bllokuar rrugën në drejtim të manastirit, ndërsa drejtuesit e tyre u kthyen drejt lokacionit të njohur si fontana. Gjatë kësaj kohe, kur u njoftua Policia e Kosovës, u panë persona të armatosur dhe të uniformuar duke lëvizur në këmbë drejt brendësisë së fshatit te barrikada. Ky moment përkon me rënien në krye të detyrës të rreshterit Afrim Bunjaku.

Pamje të reja nga sulmi në Banjskë dhe lëvizjet e grupit terrorist
Foto: mitropol.net
Video · Facebook ↗

Pas këtij sulmi, Policia e Kosovës aktivizoi njësitë elitare, përfshirë Njësinë e Specializuar Intervenuese, e njohur si FIT, e cila u nis drejt veriut. Në orën 3 e 31 minuta, në Banjskë mbërriti pjesa tjetër e grupit të prirosur nga dy automjete Mercedes në pronësi të Milan Radoiçiç, i akuzuar si kreu i grupit të strukturuar terrorist. Pesëmbëdhjetë minuta më vonë, grupi u drejtua drejt manastirit për t'u rigrupuar dhe për të vijuar sulmet ndaj forcave rendore. Një pjesëtar i Njësisë së Specializuar Intervenuese sjell një rrëfim ekskluziv për përjetimet dhe angazhimin nga brenda deri në rivendosjen e kontrollit në territor.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Vërmicë 19 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. KEDS: Ndërprerje të rrymës të mërkurën për shkak të punimeve

    27% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

  2. Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Suharekë

    36% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme