Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Pagë minimale bruto në Maqedoni kalon në fuqi blerëse shtatë vende të BE-së

Në korrik 2026 të dhënat e Eurostatit e vendosin edhe mbi gjithë Ballkanin Perëndimor dhe mbi Turqinë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

SHKUP — Paga minimale bruto në Maqedoninë e Veriut, e matur sipas fuqisë blerëse, ishte në korrik 2026 më e lartë se në shtatë vende anëtare të Bashkimit Evropian, bëri të ditur guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski.

Pagë minimale bruto në Maqedoni kalon në fuqi blerëse shtatë vende të BE-së
Foto: National Bank of the Republic of Macedonia Skopje 4 / Wikimedia Commons

Sipas tij, e bazuar në të dhënat më të fundit të Eurostatit, vlera e pagës minimale bruto në vend e kalon, për nga fuqia blerëse, edhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë.

“Prisni pak – a nuk e thashë këtë që në qershor të vitit të kaluar?”, shkroi ai në rrjetin social X, ndërsa shtoi se “linçimit publik për shkak se thashë të vërtetën iu përgjigja me një kapacitet të lartë për të përthithur urrejtjen”.

Burim: TV21
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme