Osmani: Zhvendosja e fotoja së Rugovës dhe Deklaratës nuk arsyetohet
Presidentja e gjashtë e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar sërish lidhur me zhvendosjen e fotografisë së Ibrahim Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Presidentja e gjashtë e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se fotografia e presidentit historik Ibrahim Rugova dhe Deklarata e Pavarësisë nuk janë elemente dekorative, por përfaqësojnë themelet e shtetit. Duke folur për zhvendosjen e tyre nga pozicionet e mëparshme në zyrën e presidentes Justina Shiroka-Pula, ajo theksoi se çdo përpjekje për ta arsyetuar këtë veprim si normal është e papranueshme.
Osmani përmendi gjithashtu se ish-kandidati i propozuar nga LDK për postin e presidentit, Bekim Sejdiu, nuk do të ndërmerrte kurrë një veprim të tillë. Sipas saj, në hapësirat e nderit dihet saktësisht se kush duhet të vendoset, duke shtuar se kushdo që e relativizon këtë çështje, relativizon vetë historinë e Kosovës.