Osmani: Kënga serbe në Bruksel kërkon përgjegjësi nga organizatorët
Ish-presidentja e Kosovës ka reaguar ndaj interpretimit të një kënge nacionaliste serbe në një aktivitet të Bashkimit Evropian.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas interpretimit të një kënge nacionaliste serbe në një aktivitet të organizuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel, duke kërkuar që organizatorët e forumit të japin shpjegime dhe të mbajnë përgjegjësi për këtë akt të papranueshëm. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka theksuar se Kosova as nuk ishte e ftuar në këtë aktivitet, ndërsa ka paralajmëruar se mund të ketë goditje edhe më të rënda në të ardhmen.
Osmani ka kritikuar gjithashtu qasjen e pushtetit aktual, duke vlerësuar se pasojat nga largimi i aleatëve nuk po mbahen nga institucionet, por po paguhen nga vetë Kosova. «Aleatët nuk i largon dot pa pasoja. Armiqtë nuk presin derisa ti ta kuptosh dëmin. Dhe këtë çmim nuk po e paguan pushteti, por Kosova», ka shkruar ajo, duke shtuar se Brukseli nuk mund t'i zëvendësojë miqtë që pushteti i ka larguar.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar