Zhurma Press E Diel · 27 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 07:27 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
07:17 Austri–Kosovë sot në Vjenë: Foda dhe Rangnick përballen parë herë si trajnerë kundërshtarë07:14 Berisha kritikon fjalimin e Ramës në OKB: Nuk u përmend Kosova dhe UÇK-ja07:11 Deputetja e PDK-së Musliu-Shoshi bashkohet protestës së 11-të natë për çlirimtarët e UÇ…06:44 Qeveria miraton paketë projektligjesh për reformën në drejtësi dhe energji06:10 Shoqata "Përkorë" reaguan ndaj mohimit të Vuçiqit për katastrofën humanitare në Kosovë06:06 Melania Trump në Fox Business: Barron pranon kufizimin e kohës familjare05:59 Prokuroria komunikon akuzën për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, Elvis Shkambi përballohet m…05:43 Tre persona lënduar në aksident me tre vetura në Mramor të Prishtinës05:39 Stuhi godet verilindjen e SHBA-së: 100 mijë shtëpi pa rrymë, fluturime të anuluara05:35 Fotoreporteri Luca Turi vdes në moshën 82-vjeçare
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Politikë KOS

Pse opozitarët quajnë mashtrim arsyetimin e Rizvanollit për gazin?

Çfarë mund të ndodhë me propozimin e Qeverisë për gazifikim të thëngjillit?

Redaksia ZHURMA 17:59 1 min lexim
Pse opozitarët quajnë mashtrim arsyetimin e Rizvanollit për gazin?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Deputetë të zgjedhur të partive deri tash në opozitë, e kanë cilësuar mashtrim arsyetimin e ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në lidhje me insistimin e Qeverisë për gazifikim të thëngjillit dhe jo për lidhje në rrjetin rajonal të gazit amerikan.

Gjatë ditës, Rizvanolli në një video në Facebook tha se Kosova nuk është kundër gazit amerikan. Ajo tha se Kosova as nuk ka lidhje me gazin rus.

Ajo ka theksuar se në vend të ndërtimit të gazsjellësit e infrastrukturës përcjellëse, zgjidhje më të duhur Qeveria e ka parë importimin e gazit të lëngëzuar përmes Vlorës, prodhimin e energjisë atje dhe transmetimin pa pasur nevojë për investime shtesë.

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka cilësuar mashtrim deklaratën e Rizvanollit. “Ja pse deklarata e Rizvanollit është mashtruese: Kosova nuk e përdor drejtpërdrejt gazin rus për energji. Por, Kosova importon energji nga vende që prodhojnë energji duke përdorur gazin rus”, ka shkruar ai në Facebook.

Enver Hoxhaj i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se Kosovës nuk i duhen arsyetime pse nuk lidhet me gazin amerikan, por vizion dhe vendimmarrje strategjike për t’u bërë pjesë e tij.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur synimin ta ndryshojnë mënyrën se si furnizohet me energji Ballkani Perëndimor, duke bërë një rrjet marrëveshjesh për importin e gazit të lëngshëm.

Kosova nuk ka infrastrukturë të gazit dhe mbështetet plotësisht në termocentralet me qymyr. Projekti për një interkonektor gazi me Maqedoninë e Veriut është përfshirë më herët në planin investues të BE-së për Ballkanin Perëndimor, por është ndalur për shkak të, siç kanë thënë nga Qeveria, kostove të larta dhe fokusit strategjik në burimet e ripërtëritshme të energjisë.

Burim: Koha.net, https://www.koha.net/arberi/opozitaret-e-quajne-mashtrim-arsyetimin-e-rizvanollit-per-gazin
— Redaksia ZHURMA

Komentet