Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Olivia Rodrigo i dhuroi 5 mijë dollarë një studenteje

Këngëtarja amerikane ka ndihmuar financiarisht një studente të Universitetit të Alabamës për t'i paguar semestrin e fundit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Këngëtarja amerikane Olivia Rodrigo ka ndihmuar financiarisht një studente të Universitetit të Alabamës, duke i dhuruar 5 mijë dollarë për të përfunduar semestrin e fundit të studimeve. Jamie Causey, e cila u diplomua në Universitetin e Alabamës në gusht të vitit 2025, tregoi në TikTok se Rodrigo e kontaktoi privatisht pasi kishte parë videot e saj, në të cilat studentja fliste për vështirësitë për të përballuar shpenzimet e universitetit.

Olivia Rodrigo i dhuroi 5 mijë dollarë një studenteje
Foto: KultPlus / kultplus.com

TikTok@jamiemcausey

Hape në TikTok ↗
Video · TikTok ↗

Causey, e cila është studente e gjeneratës së parë në familjen e saj dhe tashmë punon si këshilluese akademike në Universitetin e Alabamës, tha se fillimisht mendoi se bëhej fjalë për një llogari mashtruese, derisa pa shenjën e verifikimit. Ajo tregoi se kishte vendosur ta mbante private për ta respektuar dhe vlerësuar gjestin, por vendosi ta tregonte historinë pasi po planifikon të largohet nga TikTok-u.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Deçan 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme