Zhvillime të reja në Big Brother VIP Kosova 5
Spektakli i fundit i Big Brother VIP Kosova 5 solli një eliminim, largime dhe dy hyrje të reja në shtëpi.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Spektakli i Big Brother VIP Kosova 5 ka sjellë ndryshime në përbërjen e banorëve, pas vendimit të Behares për t’u larguar nga shtëpia për arsye familjare. Pas këtij largimi, Vëllai i Madh vendosi që të gjithë banorët e mbetur të futeshin në televotim për të lënë në dorë të publikut vazhdimin e garës. Nga ky votim, banori që mori më së paku vota dhe u eliminua ishte Rroni.
Krahas largimeve, gara është pasuruar edhe me dy konkurrentë të rinj që i janë bashkuar shtëpisë. Edita Abazi është bërë banorja më e re e këtij edicioni, ndërsa Erik Birko është konkurrenti tjetër që iu bashkua garës gjatë mbrëmjes së kaluar.