Nufi: Shqipëria mbështet me vendosmëri anëtarësimin e Kosovës në NATO
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë u takua me homologun e Kosovës në Bruksel.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, u takua me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, në Selinë e NATO-s në Bruksel, në prag të Takimit të 37-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës. Pas takimit, Nufi theksoi se anëtarësimi i Kosovës ka rëndësi strategjike për sigurinë evropiane dhe stabilitetin rajonal.
«Kosova në NATO është nevojë strategjike për forcimin e stabilitetit rajonal, parandalimin e konflikteve dhe shmangien e rrezikut të hapjes së fronteve të reja të pasigurisë në Europë», u shpreh Nufi. Ai shtoi se «këtë aspiratë, Shqipëria do ta mbështesë me vendosmëri, në çdo forum dhe në çdo nivel të bashkëpunimit euroatlantik. Një NATO më e fortë në Ballkan do të thotë edhe një Europë më e sigurt».
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar