Vazhdo leximin
e premte, 23 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Njoftimi për marshin e 12 shtatorit shfaqet në ekranet e Tiranës

Thirrja për “Marshi për Liri” po transmetohet në kryeqytetin shqiptar, ndërsa në Prishtinë vijon numërimi mbrapsht për 16 shtatorin.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Thirrja për “Marshi për Liri”, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë me moton “Kosova po pret”, tashmë është shpërndarë edhe në Tiranë. Në disa ekrane të vendosura në kryqëzimet kryesore të kryeqytetit shqiptar, ku zakonisht shfaqen reklama, prej kësaj të mërkure po transmetohet njoftimi për marshin, raporton A2 CNN.

Foto: www.dukagjini.com
Foto: www.dukagjini.com
Video · YouTube ↗

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe përfaqësuesve politikë që t’i bashkohen aktivitetit. Ndërkohë, në Prishtinë ka nisur numërimi mbrapsht deri më 16 shtator, datë kur pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Aktiviteti “Ora e Pritjes” është vendosur në Bulevardin “Nëna Terezë”, ku një ekran i madh numëron ditët, orët, minutat dhe sekondat deri në datën e seancës përmbyllëse.

Kjo vjen pas mbështetjes së OVL-UÇK-së për protestën e 12 shtatorit, siç u raportua më herët.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 25 kamera →