Një qen dhe pronarja e tij bëhen hit në rrjetet sociale me pizhame identike
Pamjet e një qeni dhe pronares së tij të veshur me pizhame të ngjashme kanë tërhequr vëmendjen në Instagram.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një qen i racës golden retriver dhe pronarja e tij janë shndërruar në sensacion në rrjetet sociale, pasi janë shfaqur të veshur me pizhame identike për Krishtlindje. Në videon e publikuar në platformën Instagram, kafsha shtëpiake shihet duke u hedhur në shtrat për të zgjuar pronaren, teksa të dy mbajnë veshur pizhame me kuadrate të kuqe dhe të zeza. Gruaja e pret me buzëqeshje dhe e përqafon, ndërsa qeni përpiqet të afrohet sa më shumë për të shijuar momentin e përbashkët në shtrat.
Publikimi është shoqëruar me një mbishkrim humoristik dhe ka marrë mijëra pëlqime e komente të shumta nga përdoruesit e rrjeteve. Për shkak të entuziazmit nga ky kombinim veshjesh, pronarja ka shkruar se do të blinte edhe njëqind palë të tjera, ndërsa ndjekësit e kanë cilësuar qenin si të adhurueshëm dhe kanë shprehur dëshirën të zgjohen në të njëjtën mënyrë.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



