Vazhdo leximin
e diel, 11 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Kronikë Kosova

Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti mes kamionit dhe veturës

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku në autostradë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Foto: gazetametro.net
Foto: Foto: gazetametro.net / gazetametro.net

SUHAREKË — Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes një kamioni dhe një veture. Më parë ishte raportuar për një vetëaksident pa të lënduar në Suharekë, por zhvillimet e reja nga Policia konfirmojnë se në ngjarjen e rëndë në autostradë janë përfshirë dy automjete.

Video · Facebook ↗

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, deklaroi për media se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:27, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë intervenuar njësitë policore dhe ekipet mjekësore. Sipas ekipit mjekësor, një person është pa shenja jete, kurse dy të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë bartur për trajtim mjekësor.

Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik 2 Prishtinë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →