Zhurma Press E Premte · 28 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 04:28 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
04:27 Dolce shfaqet me flokë të kuqe nga inteligjenca artificiale04:22 Mollat e gjelbra ofrojnë proteina, vitaminë dhe fibër për shëndetin04:19 Gjenerali Rahim Ademi e mposht Ratko Mladiqin pranë Shibenikut në 199104:00 Policia kërkon ndihmë qytetarësh për gjetjen e Xhafer Raqit, i zhdukur nga 2 korriku03:56 Inter D’Escaldes – Drita shkon në penallti pas 120 minutash03:52 Arifi: Vetëm Serbia dhe VV thojnë se Kosova është shkatërruar pasluftës03:47 Nora Istrefi tërheq vëmendjen me bikini në jug të Shqipërisë03:35 Familja Manati nga Lushnja identifikuar pas zjarrit në Jacksonville; GoFundMe merr 89 m…03:31 Sheradin Berisha: Kosova duhet të shkojë nga një në 5–7 zona zgjedhore03:25 Kryeministri britanik Burnham shkruan Kurti: MB e para që njohu Kosovën
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Ekonomi RAJ

Kur do të përfundojë punimet për rrugën Tetovë-Prizren?

Autoritetet lokale vlerësojnë këtë rrugë si arterie me interes kombëtar dhe ekonomik, duke shkurtuar udhëtimin nga 3 orë në 40 minuta

Redaksia ZHURMA 01:06 Përditësuar 17:24 1 min lexim
Kur do të përfundojë punimet për rrugën Tetovë-Prizren?
FOTO · Ilustrim · Container trucks on an American highway (CC BY 2.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Kanë filluar zyrtarisht punimet për ndërtimin e rrugës që do të lidhë Tetovën me Prizrenin. Traseja e rrugës do të kaloj përmes fshatrave të malësisë së Tetovës deri në fshatin Veshallë, ku planifikohet të bëhet lidhja me tunel. Autoritetet lokale e vlerësojnë hapjen e kësaj rruge, si një arterie të veçantë me interes kombëtar dhe ekonomik.

“Kjo pjesë e korridorit Tetovë-Prizren është e rëndësishme sepse me këtë po nisin punimet në terren për realizimin e këtij projekti mbarëkombëtar. Besojmë se edhe me projektimin e tunelit ëndrra e shqiptarëve për tu lidhur përmes Sharrit po bëhet realitet”, ka thënë Bilall Kasami, Kryetar i Komunës së Tetovës Ndërkohë, Ministria e Transportit në Maqedoninë e Veriut, njofton se aktualisht po punohet edhe për projektimin e tunelit që do të lidh rrugën Tetovë-Prizren, pas së cilit vjen procesi I sigurimit të fondeve për ndërtim.

Pas ndërtimit të plotë të kësaj rruge, distanca rrugore nga rreth tri orë sa është aktualisht përmes pikave ekzistuese kufitare, do të shkurtohet në vetëm 40 minuta. Ky shkurtim i kohës do t’i japë një hov të fuqishëm ekonomisë, shkëmbimeve tregtare dhe turizmit malor në të dyja anët e kufirit.

Burim: Lajmi.net, https://lajmi.net/nisin-punimet-per-rrugen-tetove-prizren-udhetimi-do-te-shkurtohet-nga-3-ore-ne-40-minuta/
— Redaksia ZHURMA

Komentet