Nis rigjykimi i Endrit Nikës për vrasjen e shtetases argjentinase
Në Gjykatën Themelore ka nisur rigjykimi i Endrit Nikës, i cili u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e partneres së tij në Fushë-Kosovë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Në Gjykatën Themelore ka nisur rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase, partneres së tij, në Fushë-Kosovë. Edhe në këtë seancë, Nika u deklarua sërish i pafajshëm, pasi u lexua aktakuza nga prokurori. Gjykata Themelore kishte shpallur më parë aktgjykim dënues ndaj tij, duke e dënuar me 18 vjet burgim për veprën penale “vrasje e rëndë”. Por, Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe e ka kthyer rastin në rigjykim.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore, i pandehuri akuzohet se pas një mosmarrëveshjeje me të ndjerën, e kishte goditur dhe tentuar ta shkelte me veturë, ndërsa më pas në dhomën e hotelit kishte vazhduar përleshjen derisa ajo kishte rënë nga dritarja e katit të gjashtë, duke ndërruar jetë në QKUK si pasojë e lëndimeve. I pandehuri e ka mohuar se e ka prekur fizikisht partneren e tij, duke dhënë një tjetër version të ngjarjes, ndërkohë që ekspertiza e kornizës së dritares ishte realizuar pas një viti e gjysmë, pasi ajo ishte zëvendësuar nga pronari i hotelit.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 5 zhvillime
- 1 shtator Nis rigjykimi i Endrit Nikës për vrasjen e shtetases argjentinase · ky artikull
- 12 tetor Endrit Nika nuk e pranon fajësinë as në rigjykim
- 12 tetor Dëshmia e recepsionistes në rigjykimin ndaj Endrit Nikës
- 15 tetor Vazhdon rigjykimi i Endrit Nikës në Gjykatën Themelore të Prishtinës
- 15 tetor Dëshmojnë dy menaxherët e hotelit në rigjykimin e Endrit Nikës