Nis puna për strategjinë e Apelit në Hagë për katër ish-krerët
Grupi punues zhvillon takimin e parë për procedurat e Apelit për ish-krerët e UCK-së, duke arritur pajtueshmëri për disa çështje.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ka nisur puna për hartimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit në Hagë, e cila ka për qëllim fitimin e rastit për katër ish-krerët e UCK-së. Anëtarët e grupit nga institucionet dhe partitë politike mbajtën një takim brenda objektit të ekzekutivit që zgjati për rreth tri orë.
Detajet e diskutimeve nuk u bënë të publike, pasi palët u morën vesh që përmbajtja të mbetet konfidenciale për shkak të ndjeshmërisë së informacioneve. Megjithatë, gjatë mbledhjes u arrit pajtueshmëri për më shumë se një ujdi mes pjesëtarëve.
Kreu i këtij grupi, Glauk Konjufca, kishte paralajmëruar më parë se puna do të jetë e mbyllur dhe se i gjithë procesi po ndërmerret me synimin që rasti në apel të fitohet.