Nis mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste në Gjirin e Lalëzit
Deputetët dhe ministrat e Partisë Socialiste janë mbledhur në resortin në Gjirin e Lalëzit për Asamblenë Kombëtare.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Anëtarët e Partisë Socialiste kanë nisur të mblidhen në një resort në Gjirin e Lalëzit për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Mes zyrtarëve të parë që kanë hyrë në ambientet ku mbahet takimi janë kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ministrja e Shtetit, Erjona Ismaili, si dhe deputetja Iris Luarasi.
Mbledhja zhvillohet në një moment me zhvillime të rëndësishme politike. Në fokus të diskutimeve janë organizimi i strukturave për zgjedhjet vendore, caktimi i drejtuesve politikë në qarqe, si dhe mundësia e ndryshimeve në kabinetin qeveritar. Vëmendje e veçantë pritet t'i kushtohet edhe qëndrimit të kryeministrit Edi Rama për situatën rreth Erion Veliaj, i cili ka dërguar një letër me kritika ndaj drejtimit të partisë nga burgu i Fierit.