Nga 1 janari i vitit 2027 rritet çmimi i ujit në Kosovë
Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit ka paralajmëruar ndryshimin e tarifave të shërbimeve të ujësjellësit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Qytetarët në Kosovë do të përballen me tarifa të reja për shërbimet e ujësjellësit, pasi Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit ka marrë vendim për ndryshimin e tyre në të gjithë vendin. Ky ndryshim pritet të hyjë në fuqi nga data 1 janari i vitit 2027.
Sipas zëvendësdrejtorit të ARRU-së, Abedin Azizi, shtrenjtimi i shërbimeve do të jetë rreth 6 për qind. Për një konsumator mesatar, kjo përqindje nënkupton një shtim financiar prej 1 deri në 2 euro në muaj.