Zhurma Press E Martë · 22 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 10:24 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Jetesa KOS

Nëntë të lënduar në aksident rrugor në Korenicë

Pesë pacientë hospitalizohen, katër lirohen për trajtim në shtëpi; të gjithë në gjendje stabile.

Redaksia ZHURMA 17:49 1 min lexim
Traffic - panoramio - Black Iris
FOTO · Foto: Traffic - panoramio - Black Iris / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

GJAKOVË — Nëntë persona janë mbetur të lënduar pas një aksidenti në komunikacion që ka ndodhur rreth orës 13:30 në fshatin Korenicë, ku janë përfshirë dy automjete, sipas Spitalit të Përgjithshëm "Isa Grezda".

Në Shërbimin Emergjent janë pranuar nëntë pacientë, të cilët kanë marrë menjëherë ndihmë mjekësore, përfshirë ekzaminime imazherike (RTG dhe CT), analiza laboratorike dhe konsulta specialistike. Sipas mjekëve, gjendja e të gjithë të lënduarve është stabile.

Pesë prej tyre kanë qenë pranuar për trajtim spitalor, ndërsa katër janë liruar për trajtim në shtëpi pasi kanë marrë kujdesin e nevojshëm. Spitali ka apeluar të gjithë pjesëmarrësit në trafic të respektojnë rregullat dhe të vozisin me kujdes për të mbrojtur jetën dhe shëndetin.

Burim: Insajderi
— Redaksia ZHURMA

Komentet