Gruda: Gjykata Speciale s’mund të zgjedhë cilin ligj do ta zbatojë
Deputeti i PDK-së i është kundërpërgjigjur kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, i është kundërpërgjigjur kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, duke theksuar ndarjen e kompetencave ndërmjet Kuvendit dhe gjyqësorit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka deklaruar se askush nuk mund t’i diktojë gjykatës mënyrën e interpretimit të ligjit, por ajo është e obliguar të zbatojë legjislacionin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës.
«E vërtetë që askush nuk mund t’ia diktojë gjykatës se si ta interpretojë ligjin. Por gjykata nuk mund të zgjedhë cilin ligj do ta zbatojë», ka shkruar Gruda, duke shtuar se ligjet i miraton Kuvendi, ndërsa gjykata i interpreton dhe i zbaton ato. Sipas tij, sapo ligji i ri për Gjykatën Speciale të hyjë në fuqi, ajo duhet ta zbatojë.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 4 zhvillime
- 4 tetor Williamson: Do të isha i befasuar nëse Gjykata Speciale vazhdon me raste të tjera
- 4 tetor Williamson: Do të isha i befasuar nëse Gjykata Speciale zgjerohet pas dënimit të…
- 15 tetor Gjykata Speciale hap një tjetër përplasje mes politikës dhe aleatëve
- 20 tetor Gruda: Gjykata Speciale s’mund të zgjedhë cilin ligj do ta zbatojë · ky artikull